Ngjarje e rëndë në Obiliq, 5-vjeçari gjendet i vdekur në lumë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Obiliq, 5-vjeçari gjendet i vdekur në lumë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Raskovë të komunës së Obiliqit.

Një fëmijë i moshës rreth pesë vjeçare dyshohet se ka rënë në lumë duke humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar për median se informata me dyshimet se fëmija ka rënë në lum është pranuar rreth orës 18:15, derisa rreth orës 20:30 ai është gjendur pa shenja jete.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren”.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka shtuar Borovci.

Ai tha se aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat