Vidhen pajisjet e internetit në një xhami në Gjilan

Kronikë e zezë

Vidhen pajisjet e internetit në një xhami në Gjilan

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se në xhaminë e fshatit Miresh i Vogël të Gjilanit kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur pajisje të internetit.

Ankuesi ka bërë të ditur në polici se personat e panjohur me forcë kanë vjedhur DVR dhe pajisje të internetit.

Lidhur me këtë rast në raportin 24-orësh thuhet se hetimet janë duke vazhduar.

“Fsh. Miresh i Vogël, Gjilan 13.10.2023 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në xhamin e fshatit janë vjedhur me forcë DVR dhe pajisje tjera të internetit nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat