Aksidentohet treni me veturë në Sllatinë

Kronikë e zezë

Aksidentohet treni me veturë në Sllatinë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një aksident mes trenit dhe një veture ka ndodhur në Sllatinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku  të ndodhur në rrugën e re të aeroportit, në vendkalimin hekurudhor ku janë përfshirë  një tren dhe një automjet”.

“Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat