Paraburgim për të dyshuarin për dhunim të fëmijës në Gjakovë dhe për nënën e viktimës

Kronikë e zezë

Paraburgim për të dyshuarin për dhunim të fëmijës në Gjakovë dhe për nënën e viktimës

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh (secilit veç e veç), të dyshuarit Y.V., për veprën penale “Dhunim” si dhe nënës së viktimës V.H., për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Lekë Muqaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘Dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Të dy të paraburgosurit janë nga Gjakova”, konfirmoi Muqaj.

Ndryshe, Policia të shtunën njoftoi se një fëmijë dyshohet se është dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe se për rastin janë arrestuar dy persona.

“Me datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat