Plas sherri për një biçikletë në Fushë Kosovë: 40-vjeçarin e rrah një fëmijë, e bën për spital

Kronikë e zezë

Plas sherri për një biçikletë në Fushë Kosovë: 40-vjeçarin e rrah një fëmijë, e bën për spital

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:49
Ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në fshatin Mirade e Epërme në Fushë Kosovë, por këtë herë një person i moshës madhore ka sulmuar fizikisht një 14-vjeçar.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër për trajtim mjekësor, si pasojë e goditjeve që ka pësuar.

Sinjali mëson se motivi i incidentit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje momentale për një biçikletë, që e shtyri të dyshuarin të ushtrojë dhunë mbi të mituri.

Posa rasti është denoncuar, të njëjtat burime thonë se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për rastin.

Ndaj të dyshuarit që u arrestua, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat