Deçanasi sillet me armë në veturë, Policia e ndjek dhe arrin ta kap – shoqërohet në stacion

Kronikë e zezë

Deçanasi sillet me armë në veturë, Policia e ndjek dhe arrin ta kap – shoqërohet në stacion

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:52
Ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë është zbuluar në fshatin Isniq të Deçanit, ku Policia ka arritur ta kap një person që dyshohet se sillej me një armë në veturë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 62-vjeçar, te i cili Policia gjeti një pushkë, pasi iu vu në ndjekje, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Arma që e mbante pa leje u sekuestrua, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat