Gjenden dy armë, katër granata dore dhe një tromblon në Prelluzhë të Vushtrrisë

Kronikë e zezë

Gjenden dy armë, katër granata dore dhe një tromblon në Prelluzhë të Vushtrrisë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Një qytetar derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ka gjetur armë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të  gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.

“Në orët e pasdites  një  qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në  një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë ,  ka vrejtur  dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është  bërë petimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë  lokacion janë gjetur. Dy armë  të  gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon..”, ka thënë Zahiti.

Përndryshe Prelluzha është fshat i banuar nga serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat