Rast i rëndë: Gruaja nga Prishtina lind në banesën e saj, foshnja vdes pas disa orësh në QKUK

Kronikë e zezë

Rast i rëndë: Gruaja nga Prishtina lind në banesën e saj, foshnja vdes pas disa orësh në QKUK

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Sipas policisë, foshnja ishte lindur në shtëpi për ta dërguar më pas familjarët në QKUK.

Në konsultim me prokurorin kujdestar  trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“QKUK. Prishtinë 16.10.2023 – 01:15  Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15.

me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull  kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK. Në konsultim me prokurorin kujdestar  trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat