Arrestohet një person, i gjenden në shtëpi 490 monedha metalike nga 2 euro të falsifikuara

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, i gjenden në shtëpi 490 monedha metalike nga 2 euro të falsifikuara

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Njësiti për Reagim të Shpejtë gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë, ka ndaluar automjetin Audi A4 i cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti i lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 euro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:

490 monedha metalike nga 2 euro, gjithsejtë në vlerë 980 euro, automjeti Audi A4 i përdorur në rast dhe 2 telefona celular.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në vend, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat