Detaje nga aksidenti ku vdiq një person dje në Deçan

Kronikë e zezë

Detaje nga aksidenti ku vdiq një person dje në Deçan

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Deçan, e ku një person ka vdekur.

Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga vozitësi i një kombi.

Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë.

Drejtuesi I automjetit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Lebushë, Deçan 17.10.2023-17:17 Një automjet (kombi) me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi,  kurse drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat