Tentim vrasje në Ferizaj

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Ferizaj

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Është lënduar një person dje në Ferizaj si pasojë e përleshjes me disa persona të tjerë.

Ai ka deklaruar në polici se njëri nga personat me të cilët është përleshur ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur.

Nuk raportohet për të arrestuar.  

“Ferizaj 17.10.2023-00:27. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një përleshje fizike me disa persona, njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Si pasoj e përleshjes fizike, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat