Sulmohet fizikisht një person në QKUK

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një person në QKUK

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.R

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:20, në QKUK-Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat