Deponohen 1,694 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara në një bankë në Graçanicë

Kronikë e zezë

Deponohen 1,694 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara në një bankë në Graçanicë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Menaxheri i një banke ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Graçanicë.

Tuje bëhet e ditur se monedhat e dyshuara ,  2×100 euro , 5×50 euro, 6×20 euro, 561×2 euro dhe 2×1 euro janë konfiskuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një banke ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara,  2×100 euro , 5×50 euro, 6×20 euro, 561×2 euro dhe 2×1 euro janë konfiskuar”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat