Gjendet një i vdekur në malet e Leposaviqit ​

Kronikë e zezë

Gjendet një i vdekur në malet e Leposaviqit ​

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 22:17
Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në malet e Leposaviqit përgjatë orëve të vona të së mërkurës.

Këtë e konfirmoi zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Gjithnjë sipas Elshanit, dyshimet e ngritura janë se bëhet fjalë për vdekje aksidentale nga një dru i rënë.

“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimt por dyshojmë se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjët që i kanë rënë përmbi trupin e tij (aksidentalisht)”, tha Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat