Arrestohen 66-vjeçari e 53-vjeçari në Fushë Kosovë, dyshohet se i vodhën në treg portofolin një qytetari

Kronikë e zezë

Arrestohen 66-vjeçari e 53-vjeçari në Fushë Kosovë, dyshohet se i vodhën në treg portofolin një qytetari

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 23:04
Ilustrim

Sot nga njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vjedhje e që është raportuar me datën 17.10.2023.

“Rasti ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, saktësisht në treg, ku ankuesit i është vjedhë një portofol me dokumente personale dhe kartela bankare të cilat janë keqpërdorë nga personat e dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.

Puna e hetuesve të stacionit policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë dy persona të dyshuar si dhe të sekuestrojnë një sasi të parave të cilat i janë kthyer ankuesit.

Personat e arrestuar: A. F, mashkull, 66 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe R.G, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat