Nusja në Prishtinë i çon vjehrritë në Polici - ja pse

Kronikë e zezë

Nusja në Prishtinë i çon vjehrritë në Polici - ja pse

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E nuk janë të rralla as rastet kur përfundojnë në telashe vjehrritë me nuse.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Prishtinë, ku nusja ka denoncuar prindërit e bashkëshortit për dhunë psikike.

Media mëson se si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë. Po ashtu në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe bashkëshorti i viktimës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat