Humb jetën tragjikisht një person në Fushë Kosovë, ra në kontakt me rrymën

Kronikë e zezë

Humb jetën tragjikisht një person në Fushë Kosovë, ra në kontakt me rrymën

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ’28 Nëntori’ në Fushë Kosovë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e  kontaktit me energjinë elektrike.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat