Iu gjetën 466 euro të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Iu gjetën 466 euro të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Dje ështe arrestuar një person në Vushtrri pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 466 euro para kesh, që dyshohet se janë të falsifikuara.

“FALSIFIKIM I PARASË- Vushtrri 18.10.2023 – 13:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 466 € para kesh (monedha dhe kartëmonedha të ndryshme) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

I dyshuari me vendim të prokurorit,  pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat