Vajza largohet nga shtëpia, kërcënon nënën dhe motrën e saj përmes telefonit në Skenderaj

Kronikë e zezë

Vajza largohet nga shtëpia, kërcënon nënën dhe motrën e saj përmes telefonit në Skenderaj

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Të enjten një grua ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në rrugën “Sala Hamit Jashari”, në Skenderaj.

Tutje bëhet e ditur se sipas tyre nuk dihet vend ndodhja e saj.

“Më 19.10.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e dyshuara femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj. Sipas tyre nuk dihet vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat