Sulmoi zyrtarët policor pasi mori tiketë kundërvajtje, arrestohet personi në Skenderaj

Kronikë e zezë

Sulmoi zyrtarët policor pasi mori tiketë kundërvajtje, arrestohet personi në Skenderaj

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj dje rreth orës 11:25.

Kjo  pasi që i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë pasi kishte marrë tiketë kundërvajtje.

Rasti është cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tiketë kundërvajtje i ka kanosur dy zyrtarët policorë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat