Nxënësi në Lipjan kapet me thikë në shkollë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Nxënësi në Lipjan kapet me thikë në shkollë, arrestohet nga policia

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një nxënës i shkollës së mesme është arrestuar pasi nga personeli i shkollës i është gjetur një thikë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:20, në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, për arsye se tek i njëjti nga personeli i shkollës është gjetur një thikë.

Thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat