I shkoi te puna dhe e kërcënoi e më pas e rrahu, 59-vjeçari në Prishtinë arrestohet për dhunë ndaj gruas së tij

Kronikë e zezë

I shkoi te puna dhe e kërcënoi e më pas e rrahu, 59-vjeçari në Prishtinë arrestohet për dhunë ndaj gruas së tij

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 11:10
Ilustrim

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ka shqetësuar bashkëshorten e tij edhe në vendin e saj të punës, ku e ka kërcënuar dhe e ka ofenduar me fjalë.

Bazuar në dëshminë e viktimës, pasi ajo është kthyer në shtëpi, 59-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre, e cila kishte tentuar që të ndërhyjë dhe ta ndalojë babanë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat