Dy gra sulmojnë policin në Podujevë, dënimi për tejkalim të shpejtësisë i fut në sherr

Kronikë e zezë

Dy gra sulmojnë policin në Podujevë, dënimi për tejkalim të shpejtësisë i fut në sherr

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Penuhë të Podujevës, ku Policia ka ndalur një veturë, shoferi i së cilës kishte thyer rregullat e trafikut.

Kjo i kushtoi të dyshuarit, me ç’rast zyrtarët policorë ia shqiptuan një tiketë për kundërvajtje në trafik.

Të revoltuar për gjobën, dy pasagjeret që ndodheshin në atë veturë, u futën në sherr me zyrtarin policor, të cilët e sulmuan fizikisht.

Për ta vënë situatën nën kontroll, të dyshuarat janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve kanë dhënë deklaratat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat