Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 20:37
Ilustrim

Një person që banonte i vetëm, është gjetur pa shenja jete në Istog.

I kontaktuar nga media, zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti po hetohet, tha Nikçi.

“Një person në një shtëpi në Istog është gjetur pa shenja jete. I njëjti ka qenë duke banuar vetëm në shtëpi. Prokurori i Krimeve te renda ka dal në vend të ngjarjes, ku ka urdhërur qe trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Gjithashtu janë dhënë edhe autorizime për Policinë e Kosovës që të bëhet hetimi i vdekjes së të ndjerit”, tha Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat