Ndalohen tre të dyshuar për veprën penale “Fajdeja” në Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë

Kronikë e zezë

Ndalohen tre të dyshuar për veprën penale “Fajdeja” në Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar dhe më pas janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprën penale “Fajdeja”.

Sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar kontroll në këto lokacione: Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë.

Tutje në njoftim thuhet se pas kontrollit janë ndaluar tre persona të dyshuar me inicialet J.K.,M.K., dhe M.M., kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës fenale “Fajdeja” dhe “Fajdeja në ndihmë”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar kontroll në këto lokacione: Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë, me ç’rast ka rezultuar me ndalimin e tre personave të dyshuar me inicialet J.K.,M.K., dhe M.M., kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës fenale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Fajdeja në ndihmë” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat