Arrestohet një person për plaçkitje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për plaçkitje në Prishtinë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Të martën është arrestuar një person në Prishtinë për një plaçkitje që është kryer më 14 maj të këtij viti.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, te i dyshuari si dëshmi janë gjetur dhe sekuestruar gjësende-pajisje të përshtatshme për kryerjen e veprave penale.

“Prishtinë 14.05.2023 – 16:50.

Nga hetuesit policor janë kryer hetime intensive lidhur me rastin, ku me datën 24.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar tek i cili si dëshmi janë gjete dhe sekuestruar gjësende-pajisje të përshtatshme për kryerjen e veprave penale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat