Goditet një këmbësore nga një veturë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Goditet një këmbësore nga një veturë në Prishtinë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një këmbësore është aksidentuar nga një veturë në lëvizje në vendkalimin për këmbësor sot rreth orës 08:30 në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 08:30  kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat