Një kompani gjatë punimeve shkakton dëme te varrezat në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Një kompani gjatë punimeve shkakton dëme te varrezat në veri të Mitrovicës

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një person ka informuar se gjatë punimeve të një kompanie në lokacionin ku janë varrezat i ka dëmtuar disa.  

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri. 24.10.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë punimeve të një kompanie në atë lokacion, janë dëmtuar disa varreza. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat