Tejkaloi në vijë të plotë, 150 euro gjobë, 2 pikë negative e 3 muaj heqje e patentë-shoferit për vozitësen në Shtime

Kronikë e zezë

Tejkaloi në vijë të plotë, 150 euro gjobë, 2 pikë negative e 3 muaj heqje e patentë-shoferit për vozitësen në Shtime

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka dënuar një vozitëse në Belincë të Shtimes pasi e njëjta ka tejkaluar në vijë të plotë.

A.SH, e moshës 31 vjeçare është dënuar me 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, të cilën ajo e pranoi në tërësi.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat