Vrasja në Dragodan, i akuzuari thotë se nuk e ndjen veten fajtor

Kronikë e zezë

Vrasja në Dragodan, i akuzuari thotë se nuk e ndjen veten fajtor

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Vrasja në Dragodan, i akuzuari thotë se nuk e ndjen veten fajtor

I akuzuari Avni Mustafa në seancën e shqyrtimit fillestar pas leximit të aktakuzës ka deklaruar se nuk e ndjen veten fajtor për vrasjen e R.T në Dragodan ndërsa ka pranuar fajësinë për veprën penale “mbajtje në kontroll, pronësi të armës”.

Në këtë seancë edhe i akuzuari Mustafë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për veprat penale “pjesëmarrje në rrahje dhe posedim të paautorizuar të armëve”..

Gjithashtu i akuzuari Leotrim Mustafa deklaroi se nuk e ndjen veten fajtor për veprën penale “manipulim me prova”.

Për pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Avni Mustafa për veprën penale “posedim i paautorizuar i armëve” u pajtua prokurori i rastit Ilaz Beqiri e më pas u aprovua edhe nga gjykata, ndërsa vendimi për sanksion të njëjtit do t’i jipet pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Pas deklarimeve të tilla, gjykatësi i rastit Ngadhnjim Arrni i njoftoi palët më të drejtën e tyre që në afat prej 30 ditësh t’i paraqesin kundërshtimet për prova dhe hedhje të aktakuzës.

Sipas aktakuzës së ngritur me 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i akuzuari Avni Mustafa me datë 19 mars 2023 rreth orës 13.20 në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtine për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde e ka privuar nga jeta të ndjerin R.T duke e goditur me revole disa herë në regjionin e gjoksit.

I akuzuari Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë akuzohet për veprën “pjesë marrje në rrahje”  dhe “ mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq i akuzuari Leotrim Mustafa akuzohet për veprën penale “manipulim me prova” pasi që në aktakuzë thuhet se ka pranuar nga Mustafë Mustafa çantën e tani të pandehurit Avni Mustafa në të cilën ishte revolja e  tipit “Zastaava” me të cilën ishte kryer vepra penale dhe të njëjtën e kishe fshehur në zyrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat