​Caktohet masa e sigurisë ndaj katër të dyshuarve për fajde në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Caktohet masa e sigurisë ndaj katër të dyshuarve për fajde në Ferizaj

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë kundër të pandehurve J.K., M.K., M.M. dhe K.I., të dyshuar për shkak të veprës penale fajde.

Në një njoftim për media thuhet se gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat e bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të pandehurve J.K., M.K., M.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masë e paraburgimit prej një muaji për secilin, ndërsa të pandehurit K.I., i caktohet masë e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat