Gjakovë: U dogj derisa punonte me mjet elektrik, 81-vjeçari dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Gjakovë: U dogj derisa punonte me mjet elektrik, 81-vjeçari dërgohet në QKUK

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Një 81-vjeçar është djegur derisa ishte duke punuar me një mjet elektrik (gërryes për metale).

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Ymer Pula”.

Ai është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Për ta shuar zjarrin, kanë ndërhyrë familjarët e tij.

“Njësitet e nevojshme policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat