Ndalohet një shtetas polak në Bogorodicë, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e zezë

Ndalohet një shtetas polak në Bogorodicë, kërkohej nga Interpoli

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 21:18
Ilustrim

MPB njofton se sot në vendkalimin kufitar Bogorodicë është ndaluar një shtetas i Polonisë i cili kërkohej nga Interpoli.

“Sot (26.10.2023) në ora 15:20 në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, K.G.P. (36) nga Polonia, i cili gjatë kontrollit ka paraqitur një kartë identiteti polake të falsifikuar.

Nëpërmjet Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor janë bërë kontrolle shtesë, gjatë të cilave është konstatuar se personi ishte me kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Varshavës.

Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Publike të Gjevgjelisë, sipas udhëzimeve të të cilit kundër personit do të ngritet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat