Gjendet një trup i varrosur në Prizren, dyshohet se i takon kohës së luftës

Kronikë e zezë

Gjendet një trup i varrosur në Prizren, dyshohet se i takon kohës së luftës

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e enjte në Prizren ka gjetur një trup të varrosur, i cili dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës.

Policia bën të ditur se trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe identifikim.

“Gjatë hetimeve është gjetur i varrosur një trup i pajetë që dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës.

Gjetjet e trupit janë dërguar në IML për obduksion si dhe për identifikim në bazë të analizave të ADN-së”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat