Dy pushkë automatike, armë, radiolidhje, këto janë armët që iu gjetën dy plaçkitësve nga Kaçaniku

Kronikë e zezë

Dy pushkë automatike, armë, radiolidhje, këto janë armët që iu gjetën dy plaçkitësve nga Kaçaniku

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 09:53
Pushke

Me datën 26.10.2023 rreth orës 04:55 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion, se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut në një pikë karburanti është një rast i grabitjes së armatosur.

Në lidhje me këtë ekipe të policisë të stacionit në Kaçanik kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëhrë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga aty kanë mësuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit me pushkë automatike, ka arritur të grabisë një shumë të caktuar të të hollave dhe të largohet këmbë në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të porkurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë filluar këçyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa në anën kanë nisur kërkimin e përsonit, apo personave të dyshuar.

Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren , shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer grabitjen, ndërsa kanë bastisur dy lokacine të dy personave të dyshuar dhe aty kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar: 3 armë të zjarrit , 2 pushkë automatike dhe një pistoletë, sasi e municionit , karikatorë, një radiolidhje, sasi e narkotikëve, një shufër metalelike, dorëza , maskë ,telefona, me të cilat dyshohet se është kryer grabitja.

Dy të dyshuarit K.Ç ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.Ç ( M/K) i moshës 21 vjeçar janë arrestuar dhe shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Grabitje dhe armëmbajtje pa leje’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat