Tentuan të shesin pronën e dikujt tjetër, arrestohen katër persona në Lipjan

Kronikë e zezë

Tentuan të shesin pronën e dikujt tjetër, arrestohen katër persona në Lipjan

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona pasi dyshohen se kanë përdorur dokumenta të falsifikuara për shit-blerjen e një prone në Lipjan.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se duke përdorur një fletë-poseduese të falsifikuar të një prone kanë tentuar të bëjnë shit-blerjen e një parcele që është pronë e një personi tjetër.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat