Policia sekuestron një armë në Pejë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron një armë në Pejë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Policia njofton se ka sekuestruar një armë dhe disa fishekë në Bogë të Pejës.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë,  kurse lidhur me rastin, policia ka ndalur një person i cili është liruar pas intervistimit.

“Patrulla e Policisë Kufitare gjatë patrullimit kanë ndal automjetin me targa të huaja dhe gjatë kontrollit të drejtuesi i automjetit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një arma e tipit SIG Sauer me dy karikator dhe me 27 copë fishekë. I dyshuari posedonte leje për qëllime shenjëtarie mirëpo nuk posedonte leje për bartje te armës”, bëhet e ditur në njoftim.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat