Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri – këto janë detajet e fundit

Kronikë e zezë

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri – këto janë detajet e fundit

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:31 Përditësuar në ora: 19:49 më 29.10.2023
Foto ilustrim

Kryeprokurori Ujkani jep detaje për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Vushtrri

Kryeprokurori Ujkani flet për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Vushtrri.

Vushtrria është tronditur këtë të diel me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, nga ku raportohet se njëri ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Lidhur me rastin media ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorise Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, i cili tha se po ndërmerren të gjitha veprimet për ndriçimin e vrasjes dhe plagosjes së dyfishtë.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me policinë po marrin veprime në drejtim të hetimit dhe ndriçimit të ngjarjes. Për detaje të tjera nesër”, tha Ujkani të dielën.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona dhe është konfirskuar një armë.

Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur..Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

Ky është emri i njërit prej të arrestuarëve për vrasjen dhe plagosjet në Vushtrri

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen e sotme dhe plagosjen e dy personave në Vushtrri.

Vrasja u konfirmua se ka ndodhur rreth orës 15:50 nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një  person ndërsa dy persona tjerë  kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të  dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.”, tha Zahiti për io.

Ndërsa burimet e “Mitropol” bëjnë të ditur se një nga dy personat e arrestuar për rastin quhet Jeton Sinani.

Njëri nga të plagosurit në Vushtrri në gjendje të rëndë

Një person u vra e dy të tjerë mbetën të plagosur sot tek tregu në Vushtrri. 

Të dy janë duke u trajtuar në Emergjencë në Prishtinë.

Drejtori i  Emergjencës, Naser Syla, ka treguar se njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

“Njëri nga ta është në gjendje shumë të rëndë” – ka thënë Syla për Kallxo.

Ai ka thënë se për më shumë detaje të kontaktohet mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, mirëpo ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm.

Vrasja në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së diel në qytetin e Vushtrrisë.

Si pasojë e gjuajtes me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Ata janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka konfirmuar se lidhur me rastin janë arresuar dy persona.

Po ashtu është sekuestruar një armë zjarri.

Deri me tani nuk dihen shkaqet që kanë nxitur aktin e vrasjes.

Por, policia ka shkuar në vend ngjarje, dhe është duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat