Ky është emri i njërit prej të arrestuarëve për vrasjen dhe plagosjet në Vushtrri

Kronikë e zezë

Ky është emri i njërit prej të arrestuarëve për vrasjen dhe plagosjet në Vushtrri

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen e sotme dhe plagosjen e dy personave në Vushtrri.

Vrasja u konfirmua se ka ndodhur rreth orës 15:50 nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një  person ndërsa dy persona tjerë  kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të  dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.”, tha Zahiti.

Ndërsa burimet e “Mitropol” bëjnë të ditur se një nga dy personat e arrestuar për rastin quhet Jeton Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat