Arrestohet një person në Prishtinë, policia i sekuestron armë dhe substanca narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i sekuestron armë dhe substanca narkotike

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Siç njofton policia, arma e zjarrit me 23 fishekë dhe një sasi narkotike janë sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikator dhe 23 fishekë dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat