Dhunoi seksualisht një femër duke e kërcënuar me thikë, dënohet me gjashtë vjet burgim një person në Gjakovë

Kronikë e zezë

Dhunoi seksualisht një femër duke e kërcënuar me thikë, dënohet me gjashtë vjet burgim një person në Gjakovë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 11:36
Gjykata

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallurt aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A. B., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Dhunimi”.

Gjykata ka njoftuar se A.B kishte detyruar një femër të kryejë marrëdhënie sekusale pa pëlqimin e saj, duke ia vendosur thikën në qafë.

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje
gjashtë (6) vjet.

I pandehuri A. B., akuzohet se “me datën 15 tetor 2022 rreth orës 20:00 në Gjakovë, e detyron personin tjetër dhe atë nën kërcënimin e thikës për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj këtu të
dëmtuarën …… ……, në atë mënyrë që pasi me të dëmtuarën dalin për të bërë xhiro me makinën e tij, i pandehuri e dërgon të njëjtën nëpër disa vende jashtë qytetit, të panjohura për të dëmtuarën, ja vendos thikën në qafë të dëmtuarës, ashtu që e njëjta detyrohet ti kryejë akt seksual oral pa dëshirën e saj, e më pas e dërgon të dëmtuarën në shtëpi rreth orës 01:00 të natës, deri sa i njëjti arrestohet nga policia me datë 24 tetor 2022.”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat