Kosova e arreston 43 vjeçarin e kërkuar nga Serbia për korrupsion

Kronikë e zezë

Kosova e arreston 43 vjeçarin e kërkuar nga Serbia për korrupsion

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 15:42
Policia

Ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burgim nga Serbia për korrupsion.

43-vjeçari A.B, u arrestua në Kosovë.

Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor nga Ilecu FAST Kosova.

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat