Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia duke hetuar rastin

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia duke hetuar rastin

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënsja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia dhe mjekët emergjentë kanë dalë në vend ngjarje ku mjekët edhe kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Tutje Ahmeti tregon se policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat