Aksident në Gjakovë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë, një i lënduar

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Një aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Gjakovë ku për pasojë, ngasësi i motoçikletës ka mbetur i lënduar.

Këtë e ka konfirmuar Sheremet Elezaj zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë.

“Ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë”, tha Elezaj.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat