Arrestohet për haraç serbi që pranoi se kishte djegur veturat në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Arrestohet për haraç serbi që pranoi se kishte djegur veturat në Zubin Potok

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Dy persona të komunitetit serb janë arrestuar dje në Zubin Potok për një vepër penale të cilën e kanë kryer për 15 vjet. Sipas Policisë, bëhet fjalë për dy meshkuj, të cilët u arrestuan dje për zhvatje ose shantazh ndaj një personi mashkull në periudhën 2008-2023.

Media mëson se njëri nga të arrestuarit, Millovan Bozoviq, është serbi që kishte pranuar se ka djegur veturat e bashkëqytetarëve të Zubin Potok pasi kanë konvertuar targat e veturave te tyre në RKS.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se personi qe ka raportuar rastin për haraç ndaj tij, ka deklaruar se arsyeja ka qenë bashkëpunimi i tij me shqiptarë.

Në të njëjtën kohë, policia është në kërkim të një të dyshuari tjetër për të njëjtin rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat