U kap duke kontrabanduar telefona, intervistohet një shtetas serb në Bërnjak

Kronikë e zezë

U kap duke kontrabanduar telefona, intervistohet një shtetas serb në Bërnjak

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Është intervistuar një shtetas serb në pikën kufitare në Bërnjak pasi u kap  duke kontrabanduar 20 telefona pa dokumente përcjellëse.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ndërsa malli i është konfiskuar dhe dërguar në doganë. Rasti në procedurë hetimore.

"SPK Bërnjak  31.10.2023 – 10:25. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull shtetas i Serbisë i janë gjetur 20 telefona të ndryshëm pa dokumente përcjellëse vlera e të cilëve sillet rreth 15000€ (pesëmbëdhjetë mijë euro) i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ndërsa malli i është konfiskuar dhe dërguar në doganë.

Rasti në procedurë hetimore"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat