Zhduket një 11-vjeçare në Ferizaj, nëna kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Kronikë e zezë

Zhduket një 11-vjeçare në Ferizaj, nëna kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Ferizaj, e cila ka raportuar se vajza e saj 11-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për fatin e saj.

Mësohet se e mitura dyshohet se është larguar nga shtëpia mëngjesin e së hënës dhe nuk është lajmëruar më.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat