Vrasja në tentativë në Prishtinë, identifikohet edhe një person i dyshuar

Kronikë e zezë

Vrasja në tentativë në Prishtinë, identifikohet edhe një person i dyshuar

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Tre të mitur mbetën të plagosur mbrëmjen e 20 tetorit në Prishtinë, si pasojë e një përleshjeje fizike ku u shkrep edhe arma e zjarrit. Dy të dyshuarit, Ervin Jetullahu dhe Arianit Avdullahu, menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimat janë dërguar me urgjencë në spital.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet edhe një person i dyshuar, i cili është i mitur.

15-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në praninë e prindërve të tij dhe avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat