I ka shitur armët për të cilat kishte leje, arrestohet i dyshuari në Deçan

Kronikë e zezë

I ka shitur armët për të cilat kishte leje, arrestohet i dyshuari në Deçan

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Deçan për Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Me datë 31.10.2023, hetuesit e Stacionit Policor nё Deçan, kanё pranuar informacion se njё person i dyshuar, armët tё cilat i kishte blerё dhe pёr tё njëjtat posedonte leje legale, i kishte shitur, nga i dyshuari ёshtё kёrkuar ti prezantoj armёt, por i njeti nuk ka mundur ti porezantoj pasi qё tё njëjtat i kishte shitur:  Njё (1) armё Glock 9×19 mm;  Dy (2) armё Five Seven 7×28 mm”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se hetuesit janё duke punuar intesivisht pёr gjetjen e armёve te shitura nga i dyshuari.

Pas intervistimit tё personit tё dyshuar me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat