Dogana parandalon kontrabandimin e 20 telefonëve celularë në veri

Kronikë e zezë

Dogana parandalon kontrabandimin e 20 telefonëve celularë në veri

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës njofton se në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, është parandaluar një tentativë e kontrabandimit të 20 telefoneve celularë me një vlerë mbi 12 mijë euro.

Në komunikatë thuhet se oficerët doganor në pikën e kalimit kufitar të Bërnjak, gjatë hyrjes nga Serbia, kanë ndaluar një automjet.

“Pas pyetjes së zakonshme, "a ka diçka për të deklaruar në doganë", shoferi është përgjigjur se "nuk ka asgjë për të deklaruar". Më pas, oficerët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit dhe të personit. Si rezultat i këtij kontrolli, janë zbuluar mallra të pa deklaruar, si në vijim: 10 iPhone Pro 14 dhe 10 iPhone Pro Max”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit gjithsej vlera e këtyre mallrave pa taksa është 12 mijë e 104 uro. Shoferi nuk ka paraqitur dokumentacion të nevojshëm lidhur me këto mallra.

“Përveç konfiskimit të mallrave, ky rast do të trajtohet në procedurën penale, në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Automjeti dhe mallrat janë tërhequr dhe janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore për hetim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat